Çairi me më shumë raste të koronavirusit në komunat e Shkupit

20:23 | 29 Maj 2020
A. B.

Numri i rasteve të reja me Covid-19 në Maqedoni po rritet përsëri.

Në vend, Shkupi me 239 raste aktive është qyteti me numrin më të madh të infektuar. Në krye është Komuna e Çairit me 54, pasuar nga Saraj me 39 raste, Gazi Baba me 34 raste, Aerodrom me 29 raste dhe Butel me 25 raste, ndërsa Karposhi dhe Qendra kanë nga 9 raste.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, i kërkoi Ministrisë së Brendshme që të jetë më aktive në terren dhe të ndëshkojë njerëzit që nuk respektojnë rekomandimet e autoriteteve.

Ndërsa Kryeministri Oliver Spasovski deklaroi se nëse rritet numri i rasteve pozitive me Covid-19 nuk përjashtohet mundësia e kthimit të masave rigoroze./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme