Bytyqi: Shqiptarët akoma përballen me nevoja elementare

20:58 | 21 Qershor 2017
Arbresh.info

Edhe shqiptarët edhe maqedonasit kontribuojnë njësoj dhe paguajnë njësoj tatime në Maqedoni, andaj nuk ka kuptim të jetojmë sikur kemi dallim kohor prej 100 viteve.

Kështu thotë eksperti ekonomik Fatmir Bytyqi në emisionin “Ekonomiks”, duke porositur se partitë shqiptare nuk duhet të heqin dorë nga zhvillimi i barabartë rajonal dhe nga investimet infrastrukturore në pjesët e banuara me shqiptarë.

“Ju keni sot problemet më të mëdha mjedisore në zonat ku gravitojnë shqiptarët. Ky është projekt infrastrukturor i cili gjithsesi duhet të zgjidhet. Ne nuk kemi problem me menaxhimin me ujërat e zeza dhe mbeturinave në Prilep. Por e ke në Strugë, në Tetovë, në Gostivar, ose në Likovë”, deklaroi Fatmir Bytyqi, ekspert ekonomik.

Bytyqi thotë se prioritetet ekonomike të partive shqiptare në pushtet janë akoma gjërat elementare, ndërsa maqedonasit kanë prioritete shumë më të larta.

Ai gjithashtu tha se zgjedhja e Qeverisë së re, nuk i zgjedh me automatizëm problemet ekonomike, duke theksuar se duhet të shihet se cilat do të jenë hapat e mëtejme.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme