Bytyqi: Shfuqizohen tarifat doganore për 71 lëndë të para

16:18 | 19 Janar 2021
A. B.

Në seancën e sotme Qeveritare, me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, u soll vendimi për heqjen e detyrimeve doganore – tarifat doganore të disa lëndëve të para, të papërpunuara të cilat shfrytëzohen në industrinë e përpunimit, njofton zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi.

“Vendimi do të hyjë në fuqi nga 1 Shkurti dhe do zgjasë 1 vit, gjatë të cilit paralelisht do të punojmë në ulje dhe heqje të disa prej detyrimeve doganore në pajtueshmëri me legjislaturën Evropiane.

Kjo është masa e parë nga Paketa e Pestë e masave ekonomike, që do e rifillojnë dhe revitalizojnë ekonominë vendore.

Heqja e detyrimeve doganore – tarifave doganore të disa prej lëndëve të para, të papërpunuara do të ndikojnë në rritjen e prodhimit, konkurrencës dhe eksportit të produkteve vendore” shkruan Bytyqi në Facebook.

Ai shton se implikimet financiare nga kjo masë, sipas Ministrisë së Financave janë rreth 7,1 milionë euro./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme