Masat e reja ekonomike nga pakoja e katërt për të mbështetur ekonominë do të fillojnë të përdoren nga java e ardhshme, njoftoi sot zv. kryeministri, Fatmir Bytyqi.
Siç informon Bytyqi sot nga Shtipi, përgatitjet e fundit ligjore janë bërë për fundjavën pa TVSH.
“Masa e parë është javën e ardhshme, përgatitjet e fundit ligjore janë duke u bërë për fundjavën pa TVSH dhe tashmë, le të themi se jemi në mes të përgatitjes së ndryshimeve të radhës ligjore, natyrisht subvencionimi i pagës do të mbulojë tetorin.
Kjo do të thotë që deri në fund të tetorit do të kemi një zgjidhje ligjore, do të fillojmë fundjavën e ardhshme dhe çdo muaj një nga një masat do të jenë aktive”, thotë Bytyqi./Telegrafi/
Zjarr në një banesë në Ferizaj
Sherr mes të miturve në Korçë, lëndohet njëri prej tyre
Operohet me sukses Militao pas lëndimit në ACL
Haradinaj në tryezën ‘Aleanca për Ujin’: Program...
Aliu ka takuar Zëvendëskomandantin e Komandës Regjionale – L...
OKB: Më shumë se 3.5 miliardë njerëz jetojnë pa tualete të s...