Google ADS

Bytyqi në vetizolim, kishte kontakt me të infektuar me coronavirus

18:28 | 16 Tetor 2020
A. B.

Zv.kryeministrti për Çështje Ekonomike, Fatmir Bytyqi në profilin e tij në Facebok njofton se për shkak të kontaktit me person pozitiv me Covid-19, ditëve të ardhshme do të jetë në vetizolim.

Ai thotë se ditëve të ardhshme do ta bëjë testin për coronavirus.

“Kushtet momentale për të gjithë ne janë të ndryshueshme dhe të paparashikueshme, virusi korona imponon përshtatje të shpjet të kushteve të reja. Kjo nënkupton rikthimin e përditshmërisë në punë dhe në jetë, sigurisht me respektimin e të gjitha masave për mbrojtje dhe parandalim, por edhe nga ana tjetër edhe përgjegjësi për vete dhe për të tjerët rreth nesh dhe respektimin e Institutit për Shëndetin Publik për izolim dhe testim kur kemi patur kontakt i cili na vë rrezik”.

“Për shkak të kontaktit me person pozitiv, ditëve të ardhshme do të jem në vetizolim, ku edhe do ta bëj testin. Për momentin ndjehem shumë mirë dhe nuk kam asnjë lloj simptomesh. Kjo ndryshon obligimet dhe planet e mija të përditshme për ditët në vijim, kërkoj ndjesë për të gjitha anulimet e pritjeve, takimeve dhe takimet e planifikuara”, shkruan Bytyqi./Telegrafi/

Të ngjashme