Google ADS

Bytyqi: Javën e ardhshme do të shikojmë nëse hoteleritë do të punojnë deri ora 23:00

14:57 | 20 Janar 2021
Arbresh.info

Zv. kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi tha në konferencën e sotme për shtyp se javën e ardhshme do të vendoset nëse hoteleritë do të lejohen të punojnë deri në orën 23:00.

Nga nesër, sipas vendimit të Komisionit për Sëmundjet Infektive, orari i tyre i punës do të jetë deri në orën 21:00 në vend të orës 18:00.

Bytyqi shtoi se ai do të diskuton me hoteleritë për kërkesat e tyre të reja për ndihmë, pasi ata u ankuan se nuk morën aq sa disa sektorë të shtetit, edhe pse biznesi i tyre u prek më shumë nga kriza me coronavirus.

Sidoqoftë, Bytyqi nuk mendon se ata janë lënë pas dore./telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme