Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq i cili po qëndron për vizitë në Shkup, deklaroi se Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë së veriut duhet të thellojnë edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik, dhe të punojnë për një standard më të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve.
“Dëshirojmë të ndërtojmë marrëdhënia sa më të mira dhe të shërbejmë si shembull në rajon. Rajoni është i lodhur nga nacionalizmi dhe nga përplasjet, ne duhet ta përmirësojmë këtë. Ju jeni shembulli më i mirë për këtë. Ju bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Maqedonisë që pushimet verore t’i kalojnë në Mal të Zi, sepse atje do të ndihen si në shtëpi të tyre. Të koncentrohemi më shumë për përmirësimin e standardit të qytetarëve” – tha Driton Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi.
Nga an tjetër zëvendëskryeministri Fatmir Bytyqi, theksoi se në fokusin e takimit me Abazoviq ishte dhe përballja me Covid-19.
“Më zëvendëskryeministrin Abazoviq biseduam për përballjen me Covid19, si dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik, si një proces shumë i rëndësishëm për qytetarët e të dyja vendeve. Maqedonia vitin e kaluar u bë vendi i 30 i NATO-s, menjëherë pas Malit të Zi e cila është anëtarja e 29 e NATO-s. Mali i Zi menjëherë pas kësaj hapi negociatat për anëtarësim në BE, shpresojmë që edhe në të ndjekim këtë rrugë” – tha Bytyqi./alsat m
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në...
Abdixhiku shpalos programin për Arsim në Vushtrri, premton m...
Kur do të hapet ura e Ibrit ?
Mbi 1 mijë tenderë njëburimorë raportohet se po hetohen nga ...
Rrahmani: Është viti i pestë që jam këtu, ndihem si një nga ...
Fillon fushata “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me...