Me ndërtimin e seksioneve nga Korridori 8 dhe Korridori 10 d, kompanitë vendore do të arkëtojnë 650 milionë euro, ndërsa vendi ynë do të fitojë autostrada evropiane moderne, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi.
Zëvendëskryeministri Bytyqi në emisionin “Stadion” që transmetohet në Radio Kanal 77 tha se Korridorin 8 arritëm ta fusim në korridoret panevropiane, që do të thotë se për herë të parë Bashkimi Evropian mund të na sigurojë mjete financiare për ndërtimin e rrugëve për të cilat mund të aplikojmë çdo vit.
“Kontrata thotë se 51% duhet të jenë kompani vendore si kontraktorë dhe kur kontrata është 1,3 miliardë euro, do të thotë që 650 milionë euro do të përfundojnë tek kompanitë vendore”, tha Bytyqi dhe sqaroi për opinionin publik se çmimi i ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10d do të kushtojë 1,3 miliardë euro dhe që në asnjë praktikë shpronësimi i tokës nuk përfshihet në dokumentacionin e tenderit.
Zëvendëskryeministri Bytyqi iu referua edhe temës shumë aktuale të masës së ngrirjes së çmimeve, për të cilën tha se si mbështetës i ekonomisë së tregut të lirë e sheh dhe e trajton atë vetëm si mjetin e fundit në rast se pala tjetër nuk sillet në mënyrë korrekte në dëm të qytetarëve.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...