Kryqi i Kuq luajti rol të jashtëzakonshëm, duke u ndihmuar njerëzve të cilët kishin nevojë gjatë pandemisë, deklaroi ambasadorja amerikane, Kate Marie Byrnes, e cila vizitoi Qendrën për Logjistikë pranë Kryqit të Kuq në Momin Potok. Gjatë vizitës, ajo u takua edhe me vullnetarët të cilët u dolën në ndihmë kategorive më të rrezikuara. SHBA-të dërguan ndihmë prej 1.5 milionë dollarëve, mjete të cilat ishin shpërndarë gjatë kohës së krizës. Njeriu i parë i Kryqit të Kuq, Sait Saiti, tha se me ndihmën e USAID-it, janë ndihmuar rreth 4.200 familje me produkte elementare.
“Falënderim deri te Kryqi i Kuq për hapin e jashtëzakonshëm që e kanë bërë në luftën me pandeminë, duke promovuar ndihmë për qytetarët e Maqedonisë së Veriut, sidomos për personat që kishin nevojë më të madhe. Jemi krenarë që jemi partnerë, që bashkë me programin USAID e promovojmë ndihmën e vërtetë këtu në Maqedoninë e Veriut. Një pjesë, respektivisht 1.5 milionë dollarë ishin dhënë si mbështetje drejtpërdrejtë në Kryqin e Kuq. Ishte shpërndarë ndihmë në ushqim dhe ishin organizuar trajnime në drejtim të përkrahjes psiko-sociale. Por, këtë nuk do ta kishim realizuar pa vullnetarët, pa ndihmën e tyre të cilët u sillnin pako me ushqim njerëzve në komunat e tyre”, deklaroi Byrnes – Ambasadore e SHBA-vë në vend.
“Zbatuam një aktivitet i cili ishte në funksion të ndihmës dhe mbështetjes së popullsisë në nevojë. Kemi shpërndarë ndihmë dhe kemi ndihmuar rreth 4.200 familje me ushqim dhe produkte higjienike. Kemi ndihmuar rreth 1.000 foshnja. Gjithashtu punuam në drejtim të përkrahjes psiko-sociale për rreth 3 mijë qytetarë. Në pajtueshmëri me evidencën tonë, vendosëm servis përmes të cilit ofruam shërbime të ndryshme në 21 qytete të vendit, edhe atë përmes 18 operatorëve. U morëm vesh të vazhdojmë të punojmë dhe të bashkëpunojmë”, u shpreh Sait Saiti – Drejtor i Kryqit të Kuq.
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli
Gjendet pa shenja jete një 68-vjeçar në Vlorë, dyshohet se u...
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Polon...