I vetëshpalluri kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Skender Buzaku, i cili është i emëruar në këtë funksion me vendim të gjykatës në deklaratë për “Makfaks” thotë se nuk do të bëj tensione dhe se nuk do ta merr me dhunë funksionin e BFI-së po këtë do ta bëjë në rrugë institucionale.
Sipas tij, momentalisht objekti i BFI-së është nën okupim dhe se do të kërkojë asistencë nga policia që të hyjë në vendin e tij të punës. Buzaku i bëri thirrje policisë financiare të kontrollojë punën në BFI dhe ta vërtetojë gjendjen faktike, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Buzaku thotë se ka vendim nga gjykata dhe se kjo do të shpallet në “Gazetën Zyrtare” me çka, siç tha ai, Rexhepi nuk ka të drejtën e ankesës.
Ai shtoi se asgjë nuk zgjidhet me tensione dhe se ai nuk është këtu për të ofenduar por të shpërndajë dashuri dhe t’i bashkojë njerëzit dhe ta zbatojë misionin e tij në BFI. Buzaku thotë se BFI s’duhet të përzihet me politikë për shkak se BFI s’është parti politike por bashkësi fetare.
Drejtoria e policisë financiare sot ka marrë kërkesë për kontroll financiar në BFI. Nga kjo drejtori demantojnë se tashmë kanë kontrolluar BFI-në.
“Drejtoria e policisë financiare i demanton informacionet e publikuara në disa media se më datë 23.04.209 nga ana e personave të autorizuar janë kontrolluar hapësirat e Bashkësisë Fetare Islame. Drejtoria e policisë financiare s’ka ndërmarrë veprime dhe aktivitete me qëllim që të kontrollohet puna financiare e BFI-së”, thonë nga policia financiare duke shtuar se më 24.04.2019 kanë marrë një paraqitje me kërkesë për kontroll financiar në BFI./Telegrafi/