Drejtori i Qendrës për Menaxhim me Kriza (QMK) Agron Buxhaku këtë pasdite, tha se ata po bënin çmos për të menaxhuar më mirë situatën me coronavirusin në zonat e krizave dhe në të gjithë vendin.
“Për shkak se është shpallur krizë në territorin e Dibrës dhe komunës së Qendrës së Zhupës, ne po takohemi në mënyrë permanente, pasi qeveria shpalli krizë në këto dy zona ku ka një numër të madh të njerëzve të infektuar me coronavirus, menjëherë caktuam takim dhe bëmë një plan veprimi”, tha Buxhaku për AIM.
Ai thotë se përfaqësues nga të gjitha institucionet kompetente janë në seancë, e dinë punën dhe propozojnë masa specifike sipas procedurave të caktuara standarde të funksionimit në Qendër, si në këtë rast. Ai gjithashtu informoi se plani i veprimit që adreson posaçërisht një zonë është duke u ndryshuar dhe cilat masa duhet të merren.
“Të gjitha këto masa mund të thuhet se janë zbatuar me sukses deri më tani, ne vazhdojmë të monitorojmë situatën, takohemi çdo ditë, ne propozojmë masa që Komiteti Drejtues dhe Qeveria më pas i obligojnë subjektet e caktuara që të veprojnë”, tha Buxhaku, duke shtuar se nuk ka vend për panik.
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...
Kurti vendos edhe gurthemelin e fundit në Podujevë, kësaj ra...
Kumbaro nderon kontributin e gjithë krahinës së Gjirokastrës...
Aprovohet struktura e tarifave të energjisë termike për sezo...