Gjykata Penale e Shkupit sot ka shpallur aktgjykimin për rastin “Monstra”.
Alil Demiri, Afrim Ismailoviq dhe Agim Ismailoviq u dënuan me burg të përjetshëm. Fejzi Aziri me 15 vjet burg, Haki Aziri me 9 vjet burg, ndërkaq Sami Luta u lirua nga të gjitha akuzat për këtë rast.
Gjykatësi Ognen Stavrev tha se praktika gjyqësore nuk lejon që të përdoret termi “vepër e thjeshtë penale, pasi këtu bëhet fjalë për “Vrasje monstruoze dhe likuidim i fëmijëve”, gjegjësisht marrje jetësh.
Familjarët e viktimave që nuk kishin dashur t’i dëgjojnë fjalët përfundimtare të këtij rasti, sot nën petkun e zi të rrobave që e kanë pasur pothuajse si kod veshje që nga fillimi i seancave gjyqësore, kishin ardhur për ta dëgjuar vendimin me veshët e tyre.
Gjykatësi tha se harxhimet e seancave gjyqësore, janë në llogari të buxhetit të RMV-së.
Ndryshe, mbrojtja e të akuzuarve, në fjalët përmbyllëse tha se rasti “Monstra” është plotësisht rasti i montuar dhe sinonim i rastit “Dreyfus”, me pasoja të mëdha pasi gjashtë njerëz të pafajshëm dënohen pa drejtësisht. Sipas tyre, është e qartë që prokuroria nuk ka siguruar prova të mjaftueshme dhe ka bazohen vetëm në vetëm indikacione.
Vrasja e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës ndodhi në prill të vitit 2012 dhe për këtë vepër disa nga gjashtë të akuzuarit u dënuan me burg të përjetshëm.
Rasti “Monstra” është kthyer në rigjykim në fund të vitit 2017 ndërsa i ka paraprirë afera e përgjimeve në vitin 2015 nga ish lideri i atëhershëm i opozitës maqedonase, Zoran Zaev i cili kishte deklaruar se ka dëshmi se të akuzuarit për këtë rast mund të jenë të pafajshëm.
Por, më pas ai deklaroi se asnjëherë nuk ka thënë se persona të tjerë e kanë kryer aktin, apo se këta janë të pafajshëm dhe se për këtë rast fjalën e fundit e kanë organet e drejtësisë./Telegrafi/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...