Bundestagu gjerman do të japë dritë të gjelbër për nisjen e bisedimeve të Maqedonisë së Veriut me BE-në në seancën që do ta mbajë më 26 shtator, ku i pranishëm do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani.
Osmani në deklaratë për mediat pas takimit me ministrin gjerman për Evropë dhe përfaqësuesin e Gjermanisë në BE, Michael Rooth, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Nga Rooth mora bindjen që ata si Qeveri do të qëndrojnë fuqishëm në kërkesën e Bundestagut të japë Bundestagu më 26 shtator do të japë dritë të gjelbër për bisedimet me BE-ndritë jeshile për Maqedoninë e veriut, ku në këtë temë do të diskutohet për një javë.Mendoj që jemi duke ecur në drejtimin të duhur, mbështetjen e Gjermanisë e kemi absolutisht kyçe, dhe pres që gjithë këto përkushtime do të rezultojnë me vendim në tetor për fillimin e negociatave“ theksoi Osmani.
Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani në kuadër të vizitës së punës në Republikën Federale të Gjermanisë ku realizoi takim me Ministrin gjerman për Evropë dhe përfaqësues i RFG në BE, Michael Rooth, ku kishte edhe fjalim për mediume ku përcolli përshtypjet nga takimi dhe njoftoi qe personalisht do të merr pjesë në seancën e Bundestagut gjatë votimit të pikës për mbështetjen e integrimeve evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...
Mbi një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë