Me 140 vota “për” Kuvendi i Bullgarisë e ratifikoi protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton Agjencia e lajmeve “Fokus”.
“Për” votuan nga GERB, Patriotët e Bashkuar, DPS, Vullneti i deputetëve të pavarur. Ratifikimi kaloi pa praninë e të majtëve në seancën plenare.
Protokolli për anëtarësimin në NATO u nënshkrua në Bruksel, pas zgjidhjes së kontestit me Greqinë për emrin.
Pasi të gjitha vendet anëtare të NATO-s ta ratifikojnë protokollin për anëtarësim, Maqedonia e Veriut do të bëhet anëtarja e 30-të e plotë e NATO-s.
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...
FSK realizon trajnim për sistemin e armëve me ushtrinë turke
Konjufca pret në takim homologun nga Maqedonia e Veriut
Incizoi postbllokun e policisë afër Urës së Bistricës, arres...
Xuxi i thotë Xhenetës se nuk e ka ditur planin e Anisës për ...