Bullgaria nuk planifikon ta bllokojë procesin, thotë Bujar Osmani

16:38 | 6 Maj 2020
Arbresh.info

“Bullgaria ka qenë njëra ndër ato që votuan për fillimin e negociatave me BE-në. Nëse dëshironte ta pengojë këtë proces mundej ta bllokojë në mars sepse pa pëlqimin e Bullgarisë ne nuk do të mund të merrnim datë për fillimin e negociatave. Fakt që jep mbështetje, por në procesverbal lë një shënim, vetëm tregon se ka një çështje e cila duhet të zgjidhet, megjithatë Bullgaria nuk planifikon ta bllokojë procesin sepse mundej ta bllokojë në vendimin. Me një “jo” në Samitin n mars Bullgari mundej ta parandalojë vendimin për fillimin e negociatave”.

Këtë e deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani në pyetjen e gazetarëve nëse ndoshta do të ketë edhe një veto për Maqedoninë e Veriut, këtë herë nga Sofja.

“Një pjesë e vërejtjes së Bullgarisë në Samitin në mars ishte një akt i njëanshëm që u imponua në procesverbal si mendim të një vendi anëtar, por jo edhe në Konkluzionet të cilat e prezantojnë mendimin e të gjitha vendeve anëtare. Por, thjesht, në procesverbal ishte bërë vërejtje se një vend anëtar ka reaguar lidhur me këtë çështje dhe i ka bërë këto vërejtje. Që do të thotë se në Konkluzionet e Samitit në mars nuk është qëndrim i të gjithë BE-së lidhur me këtë çështje. Megjithatë, kuptohet se ne e kemi nënshkruar Marrëveshjen për fqinjësi të mirë në Bullgari dhe ne kemi për obligim ta plotësojmë atë marrëveshje duke i përfshirë edhe rezultatet pozitive të komisioneve që debatojnë për tema historike”, tha Osmani.

Sipas tij, në përgjithësi një ndër parakushtet për anëtarësim në BE janë marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe mbyllja e çështjeve të hapura me fqinjët dhe konsideron se nuk ka asgjë të re në këtë kontekst./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme