Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski në konferencën e përbashkët me homologun e tij bullgar Kiril Petkov njoftoi se është arritur marrëveshje që Bullgaria të mos pengojë emrin e shkurtër Maqedonia e Veriut.
“Bullgaria nuk do të kufizojë më përdorimin e emrit të shkurtër në asnjë dokument ndërkombëtar ose dypalësh dhe për këtë arsye do të njoftojë OKB-në. Në të njëjtën kohë, Maqedonia e Veriut përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dërgoi edhe një notë verbale në OKB për emrin tonë të gjatë dhe të shkurtër”, tha Kovaçevski pas takimit tete-a-tete me homologun e tij bullgar Kiril Petkov.
Kovaçevski shtoi se Petkov në Shkup gjithmonë mund ta konsiderojë veten mes miqve të mirë.
I kemi premtuar njëri-tjetrit se energjinë e re do ta shfrytëzojmë dhe përmes një qasjeje të re të bazuar në respektin e ndërsjellë do t’i përmirësojmë marrëdhëniet, shtoi Kovaçevski.
Kryeministrat Dimitar Kovaçevski dhe Kiril Petkov u pajtuan për formimin e grupeve punuese në sferën e infrastrukturës, ekonomisë, tregtisë, bashkëpunimit afarist mes komunitetit afarist, arsimit dhe kulturës.
“Nuk janë bërë që unë dhe Kirili të kontrollojmë dikë ose t’i japim detyra, por janë si grupe ndërministrore dhe do të marrin pjesë edhe përfaqësues të sektorëve të cilëve u referohet. Në fushën e arsimit, për shembull, profesorët do të shkëmbejnë njohuri shkencore dhe do të ketë një shkëmbim më të madh të studentëve,” informoi Kovaçevski./Telegrafi/
Dita e Forcës, Ministria e Mbrojtjes dhe FSK të mërkurën org...
Ambasadori izraelit: Marrëveshja për armëpushim me Hezbollah...
Pati një paraqitje të jashtëzakonshme ndaj Akron – Mirlind D...
Dita Ndërkombëtare kundër Dhunës ndaj Grave, Hoxha: Të ndërt...
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinë...
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku