Bullgaria ndjen keqardhje që konkluzionet e Këshillit të BE-së për procesin e asociacionit dhe stabilizimit ishin bllokuar papritur nga dy vende-anëtare pa arsyetim gjatë Këshillit të sotëm për mjedis jetësor të BE-së. Jemi të gatshëm ta dëgjojmë brengën që solli deri te ky vendim dhe t’i vazhdojmë përpjekjet tona për arritje të konsensusit për zgjerim, kumtoi mbrëmë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme pas vendimit të Çekisë dhe Sllovakisë të mos i pranojnë konkluzionet e propozuara nga kryesimi gjerman, ndërsa në të cilat në insistim të Sofjes është përfshirë edhe fjalia për “interpretim të gabuar të historisë”.
“Bullgaria i miratoi konkluzionet e Këshillit gjatë mbledhjes së KOREPER II më 16 dhjetor, me ç’rast kryesimi gjerman arriti konsensus. Në insistim të Bullgarisë, në konkluzione ishte shtuar fjalia për vlerën e marrëveshjeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bullgarinë dhe Greqinë dhe se zbatimi i tyre do t’i vendosë fund të gjitha pohimeve të themeluara në interpretim të gabuar të historisë. Gjatë mbledhjes, konkluzionet ishin miratuar nga të gjithë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së bullgare.
Vetoja e konkluzioneve të Këshillit, sipas Sofjes zyrtare, sjell rrezik ta minojë besimin e BE-së dhe ta parandalojë Unionin t’i dërgojë sinjalet e nevojshme deri te Ballkani Perëndimor për simulim të reformave të domosdoshme që vendet të cilat duan të përfshihen në Union duhet t’i ndërmarrin.
“Si njëra nga vendet anëtare që e mbështesin zgjerimin, Bullgaria do të dëshironte ta inkurajojë Këshillin të ndërmarrë qasje konstruktive në situatën e tanishme me qëllim që të mundësohet sjellja e konkluzioneve gjatë kryesimit të tanishëm me Këshillin e BE-së”, shtohet në kumtesë.
Ministria e Punëve të Brendshme të Bullgarisë sqaron se konkluzionet e Këshillit të BE-së për zgjerimin nuk kanë kurrfarë lidhje me procesin e miratimit të korrnizave për negociata me Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe Republikën e Shqipërisë.
“Bullgaria e miraton korrnizën e negociatave për Shqipërinë dhe e përshëndet dhënien e kohës plotësuese për përmirësim të kornizës për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, kumtoi Ministria.
“Bullgaria e përshëndet korrnizën e negociatave për Shqipërinë dhe e përshëndet kohën plotësuese të parashikuar për përmirësim të korrnizës për Republikën e Maqedonisë së Veriut”, qëndron në kumtesën e MPJ-së bullgare.
Praga dhe Bratisllava dje publikuan qëndrim të përbashkët në të cilin zyrtarisht konfirmojnë se nuk mund të pajtohen me konkluzionet e propozuara nga kryesimi gjerman. Problem kryesor, siç lajmëroi korrespondentja e AIM nga Brukseli, është fjalia për “interpretimin e gabuar të historisë”.
Çekia dhe Sllovakia e falënderojnë kryesimin gjerman për përpjekjet të gjendet kompromis me Bullgarinë për konkluzionet e zgjerimit, por konsiderojnë se ato janë të papranueshme dhe se paraqesin precedent të rrezikshëm politik për procesin. Në kumtesën e përbashkët të Çekisë dhe Sllovakisë përkujtohet se konkluzionet për Këshillin e BE-së duhet “të dërgojnë porosi të bashkuar” dhe kanë pasoja direkte mbi të ardhmen e procesit të zgjerimit.
Osmani priti në takim një delegacion të grupit Labour Friend...
“Trepça” largon nga puna dy punëtorë, kryen shkelje të rënda...
Erza Muminoviq e bronztë në Kampionatin Evropian të Xhudos U...
Rama: Nëntori i festave vjen me ngjyrat kuqezi në shkollat t...
Rumania kundërshtari ‘problematik’ i “Dard...
Haradinaj premton: Paga mesatare në shëndetësi do të jetë 1 ...