Presidenti bullgar Radev është i prerë se Maqedonia e Veriut mund të nis negociatat me BE-në vetëm pasi t’i pranojë faktet historike objektive dhe pasi të çrrënjoset gjuha e urrejtjes dhe keqpërdorimi i historisë bullgare.
Ai tha se si anëtare e përgjegjshme, Bullgari s’mund të lejojë që në Union të integrohet problemi dypalësh.
“Do të ishte gabim i madh nëse tani Borisov dhe Zaev bëjnë teatër para publikut dhe nënshkruajnë një deklaratë të re, si ajo e 2017-tës, pa kritere të qarta, pa mekanizma për verifikim dhe pa afate për zbatim. Ne kemi interes më të madh, që vëllezërit tanë nga RMV-ja ta marrin perspektivën e tyre evropiane, pikërisht për këtë tani duhet të presim të ulen emocionet. Të presim një bisedë të qetë, të hapur dhe të shohim shumë qartë pozicionet e dy palëve dhe të mos tundohemi nga zgjidhje të shpejta, duke emituar triumfin për evropianizim. Përderisa prapa asaj fasade vazhdojnë të kalben problemet e regjimit të Titos dhe ideologjia e tij, Bullgaria prej kur nuk arriti t’i përfshijë kërkesat tona në kornizën negociuese, duhet të japë pajtueshmëri për nisjen e bisedimeve, kur të pranohen faktet objektive historike dhe kur procesi i çrrënjosjes së gjuhës së urrejtjes dhe çrrënjosjes së keqpërdorimit të identitetet dhe sovranitetit tonë do të bëhet konstant dhe i pakthyeshëm” – tha Rumen Radev, President i Bullgarisë.
Në një linjë me Radevin edhe ministrat Karakaçanov dhe Zaharieva. Kjo e fundit, u shpreh e prerë se Sofja do t‘i bllokojë negociatat e Maqedonisë së Veriut me BE-në, derisa Shkupi të heq dorë nga gjuha e urrejtjes ndaj Bullgarisë. Ajo edhe një herë përsëriti se Sofja nuk e mohon ekzistencën e shtetit maqedonas e as të drejtën për ta emëruar gjuhën ashtu siç do, por se kjo nuk mund të bazohet në gënjeshtra dhe në mohimin e mënyrës se si u krijua ky popull. Zaharieva tha se dëshiron që marrëdhënia mes dy vendeve të jetë si ajo mes Spanjës dhe Amerikës Latine. Ndryshe, mbrëmë në Ministrinë e Jashtme bullgare në bisedë informative ishte ambasadori i RMV-së. Gjatë takimit, pala bullgare kishte kërkuar të merren masa ndaj publikimit të të dhënave të shtetasve bullgarë që jetojnë në RMV dhe thirrjet për linçimin e tyre, ndërsa kishte mirëpritur masat që Shkupi mori ndaj djegies së flamurit bullgar dhe gjuhës së urrejtjes në rrjetet sociale kundër ekzekutivit bullgar.
Ndërkohë, Gjermania e cila kryeson me BE-në, pret gatishmëri më të madhe nga Sofja për të bërë kompromis, duke theksuar që çështja dypalëshe duhet zgjidhur jashtë procesit negociues me BE-në./alsat
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...