Bullgaria jep mbështetje për eurointegrimet e Maqedonisë. Këtë e deklaroi shefi i Bullgarisë, Rumen Radev, në një bisedë me kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sasoli. Megjithatë, në deklaratën e tij nuk ka asgjë konkrete lidhur me atë nëse Bullgaria në Këshillin e ardhshëm që do të mbahet më
22 qershor do ta zhbllokojë Maqedoninë për t’i nisur bisedimet aderuese me Bashkimin Evropian.
“Bullgaria në mënyrë të vazhdueshme dhe parimore e mbështet integrimin evropian të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Por, presim rezultate të qëndrueshme në procesin e ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe në këtë drejtim më me rëndësi është të ketë dialog të hapur dhe të drejtpërdrejtë mes të dyja vendeve më të afërta në Ballkan, me qëllim që të arrihet përparim real”, tha Radev.
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov realizoi bisedë telefonike me këshilltarin në Stejt Department, Derek Shole lidhur me mundësinë për zhbllokim të rrugës evropiane dhe start të negociatave me BE gjatë Presidencës portugeze. Dimitrovi e theksoi rëndësinë e nisjes së bisedimeve, për shkak të ardhmërisë së procesit të zhvillimit të Unionit me vendet e rajonit, gjë që ka implikime të forta gjeopolitike në stabilitetin e rajonit.
“Anëtarësimi i Ballkanit Perëndimor në BE paraqet investim në stabilitet, pasi vizioni evropian për rajonin do të thotë demokraci, sundim i së drejtës, si dhe bashkëpunim i ndërsjellë mbi bazë të respektimit të vlerave dhe interesave të përbashkët. Maqedonia e Veriut e ka konfirmuar vizionin e këtillë dhe tregoi lidership në drejtim të garantimit të sigurisë, paqes dhe bashkëpunimit rajonal dhe krahas anëtarësimit në NATO duhet të kompletohet edhe me anëtarësimin e plotfuqishëm në BE”, vlerëson Dimitrov.
Nga Kabineti i Dimitrovit thonë se pala amerikane e ka konfirmuar mbështetjen e saj për start të menjëhershëm të bisedimeve aderuese të Maqedonisë me BE, pasi mosplotësimi i premtimit i cili bazohet në rezultatet e arritura do të kontribuojë për destabilizim të rajonit.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?