Google ADS

Bullgaria javën e ardhshme tërheq veton ndaj Maqedonisë së Veriut?

18:07 | 5 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gazeta më e madhe bullgare “24 Çasa” sjell lajmin e shumëpritur optmisit për opinionin në Maqedoninë e Veriut.

Sipas kësaj gazete, javën e ardhshme pritet që Bullgaria (para samitit të ambasadorëve më 8 dhjetor) të tërheqë veton ndaj Maqedonisë së Veriut për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE.

Paraprakisht Bullgaria do të marë garanca nga Brukseli se do të mund në çdo moment t’i bllokojë negociatat, nëse Shkupi nuk plotëson kushtet e parapara në Marrëveshjen për Fqinjësi mes dy vendeve, transmeton gazeta Lajm.

Sipas Gazetës së lartpërmendur bullgare, idea e diplomatëve evropianë është të ofrohen garanci se Maqedonia nuk do ta “mashtrojë” më Bullgarinë, kurse Maqedonisë do ti ofrohet garancë për të ardhmen e vetë evropiane.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme