Parlamenti bullgar votoi më në fund këtë të premte për t’i hequr veton Maqedonisë së Veriut, duke zhbllokuar automatikisht procesin e integrimit si për Shkupin ashtu dhe Tiranën.
Me 170 vota pro, 37 kundër , dhe 21 të tjerë që abstenuan mori fund bullgarët i dhanë fund kokëfortësisë se tyre pas një diskutimi prej 4 orësh.
Në seancën e parlamentit u përmend vazhdimisht fjala “turp”, e cila një ditë më parë ju drejtua bullgarisë nga kryeministri Rama.
Deklaratat e tij shkaktuan reagime mes deputetëve të grupimeve të ndryshme në parlament, por në fund shumica vendosi të miratojë propozimin francez dhe të mandatojë kryeministrin për heqjen e vetos.
Por ndërkohë kryeministri bullgar Petkov jep dorëheqjen ditën e hënë dhe në Sofie do krijohet një qeveri e re ose do ketë zgjedhje të reja.
Pas votimit, kryetari i opozitës bullgare Boris Borisov i ka telefonuar kryeministrit Rama për t’i dhënë lajmin e heqjes së vetos.
“Sapo mora një telefonatë nga Boyko Borissov. Nuk mund ta falënderoja sa duhet për mendimin e tij të mirë që më thirri, por mund ta falënderoja për rolin e tij përcaktues në heqjen e VETO-s në parlament! Mik i vërtetë, lider i vërtetë. Partia e tij GERB dhe të tjerët shpëtoi fytyrën e Bullgarisë dhe BE-së! Tani BE duhet të veprojë shpejt!”.
Ndërkohë në Bruksel vazhdon dita e dytë e samitit të Këshillit Europian. Thirrja nga Tirana është që drejtuesit e vendeve anëtare të Bashkimit Europian të marrin një vendim për t’i hapur Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut bisedimet për anëtarësim./TCh/
LDK sot mban Forumin e Rinisë
Kush janë imigrantët që mund t’i prekë plani i Trumpit...
Horoskopi ditor, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj
Analistët: Rebelët sirianë, qasje të ngjashme me Talebanët n...
Moti sot në Shqipëri
Qeveria prezanton programin për parandalimin dhe zvogëlimin ...