Google ADS

Bullgaria e zhgënjyer nga Rezoluta e Maqedonisë së Veriut për “linjat e kuqe” në bisedime

16:55 | 30 Korrik 2021
A. B.

Bullgaria u shpreh e zhgënjyer nga Rezoluta e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut që u miratua dje dhe me keqardhje konstaton se kjo rezolutë vjen në momentin kur dialogu mes Sofjes dhe Shkupit, si rezultat i përpjekjeve ka filluar të shkojë në fazë më pozitive dhe më premtuese.

Nga MPJ-ja e bullgarisë theksojnë se me kujdes do ta ndjekin përmbajtjen si do të përkthehet në Marrëveshjen për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim si dhe si do të ndikojë potencialisht ndaj dialoigut mes dy vendeve.

“Për Bullgarinë është e papranueshme që me akte të këtilla të motivohet ose të arsyetohet mospërmbushja e Marrëveshjes së vitit 2017 që do të ishte në kundërshtim me parimet e të drejtës ndërkombëtare”, theksojnë nga MPJ-ja e Bullgarisë.

Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë dje me 96 vota “për” dhe 1 i “përmbajtur” miratoi Rezolutën për “linjat e kuqe” në bisedimet me Bullgarinë./Telegrafi/

 

 

Të ngjashme