Ministria për Punë të Jashtme të Bullgarisë e ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes për çështjen e emrit të Maqednisë.
Sipas tyre, kjo e hap rrugën për integrimin euro-atlantik të fqiut bullgar, duke shtuar se është mundësi e vërtetë që në përfundim të kryesimit bullgar të Këshillit të Evropës, të ketë përparim dhe mundësi për fillimin e bisedimeve për anëtarësim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
MPJ bullgare rikujton se Bullgaria e ka njohur vendin me emrin e tanishëm kushtetues, dhe se emri i ri nuk duhet të interpretohet si bazë për ndryshim të mundshëm të kufijve të tanishëm, ose pretendime ndaj fqinjëve, respektivisht gjuhës, kulturës, historisë e identitetit.
Njiherit, MPJ thotë se Bullgaria do të insistojë që të dy vendet, pra Maqedonia e Greqia të japin garanca se marrëveshja do të theksojë dhe vërtetojë këto dy çështje.
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës