Bullgaria u dërgoi një memorandum shpjegues vendeve anëtare të BE-së përpara vendimit për të filluar negociatat me BE-në, që përbëhet nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-Bullgare” në Maqedoninë e Veriut, informon AIM nga Brukseli.
Memorandumi i referohet gjatë historisë, Titos, Kominternes dhe e akuzon atë për “inxhinierinë etnike dhe gjuhësore” në Maqedoninë e Veriut.
Sofja thekson se vendet kandidate nuk duhet të hyjnë në mosmarrëveshje të hapura në BE dhe beson se mosmarrëveshjet me Shkupin janë një konflikt i pazgjidhur që “mund të ndikojë negativisht në vendimmarrjen e BE-së mbi anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut”. Autoritetet bullgare po i kërkojnë Maqedonisë së Veriut të gjejë zgjidhje të qëndrueshme me vullnet dhe guxim të sinqertë politik dhe “të shkëputet nga trashëgimia ideologjike e Jugosllavisë komuniste”.
Sipas Bullgarisë, kjo “trashëgimi” është arsyeja për “inxhinierinë etnike” në Maqedoninë e Veriut.
Sa i përket gjuhës, Sofja përdor gjuhën maqedonase në thonjëza dhe beson se deri më 2 gusht 1944 nuk kishte as gjuhë maqedonase dhe as identitet etnik maqedonas dhe se ato u krijuan në mënyrë që të ndanin popujt në Republikën Socialiste të Maqedonisë dhe Bullgarisë. Sofja vë në dyshim kodifikimin e gjuhës maqedonase dhe e konsideron atë si një dialekt rajonal të bullgarishtes./Telegrafi/
Zhduket një vajzë në Prizren
Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë, rasti po het...
Liderët në tubime të diskutueshme me diasporën
Policia shqiptoi 1 mijë e 650 gjoba brenda një jave në Gjila...
Përplasen Ana e Lela: ”Fol normal”, ”Ti shkon flet cepave me...
Modric reflekton për rrugëtimin e tij në Real Madrid, tregon...