Pas urdhrit të kryeministrit Stefan Janev, Bullgaria ka dërguar ndihmë për menaxhim me zjarret që shpërthyen në territorin e Maqedonisë së Veriut.
Siç raporton agjencia BGNES, ndihma do të vijë përmes mekanizmit të ndihmës reciproke dhe qeveria bullgare planifikon të dërgojë 25 zjarrfikës, 3 kamionë zjarrfikës dhe 2 ambulanca të tjera për të shuar fatkeqësinë në Koçan dhe Dellçevë.
Agjencitë kujtojnë se dje, në një bisedë telefonike me kryeministrin e Republikës së Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, kryeministri Stefan Janev deklaroi se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë fqinjët e saj me mbështetjen e nevojshme për të shuar katastrofën.
Ndryshe, për momentin në RMV nëntë zjarre janë aktive, ndërsa më seriozi është në Komunën e Nagoriçanit të Vjetër, rreth fshatit Drenak./Telegrafi/
Osteoporoza, shtohet një tjetër faktor rreziku
A kërcënohet demokracia pas zgjedhjeve në Austri?
“Mjeshtri” Flick brenda katër ditëve deklasoi Bayernin dhe R...
“Flas me gjethen” nga Endrit Krasniqi, shpallet kënga fitues...
ShBA pritet t`i shesë Tajvanit armatime të reja
Si të dini që mashkulli dëshiron vetëm flirt: Gjuha e trupit...