Google ADS

Bulevardi i ri në Beograd emërohet “Heronjtë e Koshares”

15:38 | 11 Gusht 2017
Arbresh.info

Kryetari i Beogradit, Sinisha Mali, ka thënë se bulevardi i ri në Beograd do të emërtohet “Heronjtë e Koshares”, sipas ushtarëve serbë të rënë në Betejën e Koshares duke luftuar me forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shkruan N1, njofton Klan Kosova.

Sipas Mali-it, ky propozim për emërtimin e këtij bulevardi është pëlqyer më së shumti nga qytetarët.

Vet ata kanë votuar për emrin e bulevardit të ri dhe nga 167 emra kanë zgjedhur “Heronjtë e Koshares”, me 1305 vota.

“Qytetarët e Beogradit kanë treguar se ata nuk i kanë harruar heronjtë e mëdhenj që dhanë jetën për atdheun e tyre”, ka thënë kryebashkiaku beogradas.

Përndryshe Beteja e Koshares është një nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe njëherit një nga më të suksesshmet në luftën e fundit në Kosovë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme