Edhe pas një muaji tentim, bujqit e komunës së Gazibabës dhe Haraçinës nuk po pranohen në takim me kryeministrin Zoran Zaev, për të diskutuar rreth dëmshpërblimit të dëmeve të tyre bujqësore. Ata përsëri dolën në protestë para Qeverisë, për të ju kujtuar Qeverisë se dëmet e tyre të vitit 2016 dhe 2018 ende nuk i kanë paguar. Adnan Ajrullahu, kryetar i grupit inicues të protestës tha se në qoftë se kërkesat e tyre nuk merren parasysh, do të protestojnë çdo ditë edhe atë në lokacione të ndryshme të Qytetit të Shkupit.
Adnan Ajrullahu, kryetar i grupit inicues të protestës
“Prej datës 11.09 kemi kërkesë për takim me kryeministrin e RVM-së. Prej atë ditë, edhe dy ditë bëhet një muaj, ende nuk kemi takim. Unë nuk e di, për hirë të së vërtetës, ndoshta me e pas bërë një kërkesë ndaj ndonjë Qeevrie tjetër, me shtetet fqinje, deri sot do ta kishim bërë atë takim”.
Ajrullahu kërkon nga ekzekutivi trajtim të barabartë sikurse me komunat e tjera, të cilat kanë popullsi maqedonase.
“Kemi informata të sakta se dëmet e tona janë bërë në vitin 2018 dhe një pjesë janë të vitit 2016, kurse dëmet që janë bërë në Resnjë në vitin 2019 veçmë janë paguar. Në Strumicë poashtu janë paguar, në Novo Sellë janë paguar, në Krivogashtan janë paguar. Ose Qeveria të ketë trajtim të barabartë ndaj bujqëve ose le të tregoj se juve bujqit e Haraçinës dhe Gazibabës nuk na duhen”.
Ata bënë me dije se për padrejtësitë e tyre do të informojnë edhe Avokatin e Popullit, Zyrat e Bashkimit Evropian në Shkup si dhe Ambasadat tjera në vend.
Për anashkalimin e tyre për mos pagesën e dëmeve të shkaktuar nga vërshimet, bujqit e këtyre dy komunave ata po merren me vite dhe për të njejtën kanë realizuar disa takime në nivel lokal dhe qendror, mirëpo siç thanë ata rregullimi i kësaj çështje bie mbi pushtetin qendror./telegrafi/
Rama: Ju uroj të gjithë besimtarëve të krishterë, gëzuar Kri...
Luani – Horoskopi vjetor për 2025: Ky është viti kur karrier...
A janë të sigurta mandarinat? Në Elbasan hezitojnë t’i...
Media britanike “Express”: Shqipëria ndër vendet më të mira ...
Mbi 2 milionë e 100 mijë përdorues të telefonisë mobile në K...
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë godet Argjentinën