Zëvendëskryeministri nga radhët e BDI-së, Bujar Osmani në emisionin ‘Top tema’ tha se partia e tij është garanci për tre marrëveshjet kyçe për Maqedoninë e Veriut, përkatësisht për Marrëveshjen e Ohrit, Marrëveshjen e Prespës dhe Marrëveshjen me Bullgarinë.
“Biletë hyrëse për bisedime për ne janë tre marrëveshjet, për shkak se ne ashtu vepruan gjatë fushatës. BDI është garancia e atyre marrëveshjeve”, tha Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij është e rëndësishme garancia se partia me të cilën do të bisedojmë për formim të Qeverisë të ketë të zgjidhur dilemën për këto tre marrëveshje.
“Më pas ne hymë në ambicien tonë për kandidatin tonë për kryeministër shqiptar, të tjerët do të hynë me kandidatët e tyre dhe më pas do të shohim se si do të arrijmë marrëveshje”, tha Osmani.
Ai paralajmëroi se si parti politike do të diskutojnë me të gjitha partitë politike në Kuvend.
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...
Reagon Ana përmes një postimi pas daljes nga “Big Brother”
Ellek: Pres që Lista Serbe të marrë pjesë në zgjedhje
Ukraina humbi 40 për qind të territorit që kontrollonte në K...