Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot (07 qershor 2022), do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, ku do të takohet me homologun e tij turk, Mevlüt Çavuşogllu, njoftojnë nga MPJ.
“Në fokus të bisedimeve do të jenë marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimi multilateral në kuadër të NATO-s dhe OSBE-së, sfidat rajonale, si dhe pasojat e invazionit rus ndaj Ukrainës”, thonë nga MPJ.
Përveç se do të takohet me nikoqirin e tij, Osmani do të realizojë takim edhe me Kryetarin e Kuvendit të Madh Nacional të Turqisë, Mustafa Shentop.
Në margjina të vizitës në Ankara, Osmani do të takohet edhe me ish-Ministrin e Punëve të Jashtme, Hikmet Çetin, të cilit do t’i ndajë mirënjohje me rastin e 30 vjetorit të Pavarësisë së Maqedonisë së Veriut.
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...