Zëvendëskryeministri Bujar Osmani në intervistë për ‘Europe Agnecy’, konsideron se është e rëndësishme vendimi për nisjen e bisedimeve me BE-në të sillet në muajin mars, si njohje e angazhimeve të Qeverisë.
“Tani është momenti logjik, për shkak se nëse ndodh gjatë muajit mars, do të jetë në mandatin kur janë bërë kompromise të rënda”, thotë Osmani, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai vlerëson se vendimi duhet të sillet në samitin e marsit, përkatësisht para zgjedhjeve të prillit.
“Të mos merrej vendimi do të ishte ndërhyrja më e madhe e mundshme në zgjedhje, për shkak se gjatë këtij mandati, ndërmorën rreziqe politike”, thotë Osmani duke shtuar se ata qytetarëve ju kanë thënë se kanë marrëveshje me BE-në se nëse përmbushen premtimet tona edhe BE do ta mbajë premtimin e vet dhe se nëse BE nuk bën një gjë të tillë do të ketë pasoja serioze.
Nga metodologjia e re të Komisionit Evropian që duhet të publikohet më 5 shkurt, Osmani pret kredibilitet.
“Është shumë e rëndësishme që pas Samitit të tetorit, kredibiliteti i BE-së ka ra në rajon dhe duhet të punojmë që ta kthejmë, është vitale për perspektivën e rajonit”, thotë Osmani.
I pyetur për miratimin e Ligjit për Prokurori Publike, Osmani e quajti se është ‘kusht i pashkruar’, por nëse është çelësi në hapjen e bisedimeve, opozita duhet ta shfrytëzojë që edhe ajo të jetë pjesë e suksesit evropian.
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet