Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani në konferencë për shtyp tha se “roli i BDI-së ishte kyç në rrugën drejt BE-së dhe se ka qenë mbrojtës i tre marrëveshjeve”.
Ai foli edhe për analizat se BDI si partner koalicioni në Qeveri i kërcënon partitë politike duke thënë se ata kanë kërcënuar, por jo për vete, por për interesin e qytetarëve në mënyrë që të rruhet rruga euro-atlantike e vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Edhe atëherë kur kishte dilema, BDI mbronte kursin euro-atlantik. Bisedohet për ndonjë kërcënim që po e bën BDI ndaj partive maqedonase edhe atëherë kur dy partitë politike ju bëjnë thirrje qytetarëve të fitojnë 61 vota që t’i mos i kërcënojë BDI. Nëse kërcënim është nevoja e zgjidhjes së emrit dhe nevoja e hapjes së rrugës drejt NATO-s, nëse kërcënoi është nevoja e nënshkrimit të marrëveshjes me Bullgarinë dhe miratimi i Ligjit për gjuhët që të qetësohen marrëdhëniet ndëretnike, po, BDI i kërcënonte, por asnjëherë për vete, asnjëherë për partinë, gjithmonë për interesat e qytetarëve”, tha Osmani duke shtuar se janë kushtëzuar formime të qeverive me këto çështje.
Ai koalicionin parazgjedhor mes LSDM dhe Besës e vlerësoi i joparimore.
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...
Osmani mirënjohëse ndaj Kolumbisë