Gjatë ditës së nesërme, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë disaditore do të qëndrojë në Republikën e Portugalisë, në kuadër të së cilës do të mbajë takime me përfaqësuesit e kreut shtetëror të vendit, mes të cilëve edhe me Ministrin për Punë të Jashtme të Republikës së Portugalisë, Agusto Santos Silva dhe me Kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Portugalisë, Regina Bastos.
Siç njoftojnë nga kabineti i Bujar Osmanit, në takime Osmani do të referojë për progresin e vendit në kuadër të integrimeve evropiane, në prag të Raportit të ardhshëm të Komisionit Evropian. Fokus të veçantë do të vendoset edhe në mbështetjen nga ana e Republikës së Portugalisë për integrimet evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në prag të samiteve të qershorit të Bashkimit Evropian.
Në kuadër të vizitës së punës në Portugali, Zëvendëskryeministri Osmani ditën e diel (7 prill) do të merr pjesë në takimin vjetor “Horasis Global” (Horasis Global Meeting ) që është një ndër mbledhjet kryesuese për liderët e biznesit dhe politikës ku këtë vit diskutimet do të fokusohen rreth temës “Katalizatori i përfitimeve nga Globalizmi”, Osmani do të ketë fjalën e tij në panelin përkushtuar sfidave dhe perspektivave të Evropës dhe Bashkimit Evropian, titulluar “2019, vit i rindërtimit të Bashkimit Evropian”.
Përplasen 2 automjete në aksin Korçë-Pogradec, 2 të lënduar
Dënohet me 18 vite burg pronari i hotelit që u shemb nga tër...
Mungesa e energjisë elektrike, ministria e Ekonomisë del për...
Mbesin pa ujë deri nesër dy fshatra të Vushtrrisë
Atletico Madrid skuadra me më së shumti pikë në top pesë lig...
PZAP aprovon ankesën e Listës Serbe, anulohet moscertifikimi...