Shefi i diplomacisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, do të qëndrojë për vizitë pune në Luksemburg, ku do të takohet me homologun e tij, Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Evropiane dhe Ministër i Emigracionit dhe Azilit, Jan Aselborn, me kryetarin e Parlamentit Fernan Etgen, kryetarin e Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamentit të Luksemburgut, Iv Krukten.
Nga Luksemburgu, siç kumtoi MPJ, Osmani largohet për vizitë pune në Belgjikë, ku nikoqir është Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme dhe Institucioneve Federale të Kulturës, Sofi Vilmes. Gjatë vizitës së tij në Belgjikë, Osmani do të takohet gjithashtu edhe me kryetaret e Dhomës Përfaqësuese të Senatit të Parlamentit federal belg, Elian Tilio dhe Stefani D’Os.
“Përveç marrëdhënieve dypalëshe me vendet e Beneluksit, fokusi i bisedimeve do të jetë në dosjen evropiane të vendit, me fokus në mundësitë dhe mbështetjen për zbatimin e vendimit të Këshillit të BE-së për fillimin e negociatave për anëtarësim”, theksojnë nga MPJ.
Në takime pritet të shkëmbehen informacione mbi situatën aktuale në lidhje me pandeminë dhe bashkëpunimin në këtë plan, në mënyrë që të kapërcehet kjo krizë globale shëndetësore sa më shpejt.
Gjatë vizitave të tij të punës në Luksemburg dhe Belgjikë, ministri Osmani do të takohet gjithashtu me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s, duke përfshirë takim me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg dhe takim me Eurokomisarin e Buxhetit dhe ish-Eurokomisar i Zgjerimit të BE-së, Johanes Han.
Deti Mesdhe po ngrohet më shpejt se pjesa tjetër e botës, si...
Trump emëron Keith Kellogg si të dërguar special për Ukrainë...
Konjufca: Shteti ynë është përplotësim i porosisë së 28 Nënt...
Ancelotti: Edhe nëse fitonim ishte e vështirë të ishim në to...
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?