Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani, tha se është i befasuar nga informacioni mbi hetimet ndaj tij për keqpërdorim eventual të detyrës zyrtare.
Ai tha se gjithmonë ka punuar sipas ligjeve dhe në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
Reagimi vjen pasi Prokuroria Speciale e Maqedonisë njoftoi të mërkurën për nisjen e hetimeve për raste të reja që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës zyrtare.
Në mesin e tyre është edhe Bujar Osmani, i cili në qeverinë e kaluar ka qenë ministër i Shëndetësisë.
Osmani është zyrtari i parë i partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim që akuzohet nga Prokuroria Speciale për shpërdorime.
“Hetimin e iniciuar e konsideroj si normal, korrekt dhe obligim profesional të Prokurorisë dhe në atë drejtim jam në dispozicion të Prokurorisë Speciale Publike, si dhe në cilindo organ tjetër të drejtësisë në vend, për bashkëpunim në interes të identifikimit të gjendjes faktike në tërësi”, tha Osmani.
“Dua të theksoj se nuk kam asgjë për të fshehur”, tha ai.
Akuzat e Prokurorisë Speciale, që prekin edhe ish-kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, dhe ish-zyrtarë të tjerë, kanë për bazë bisedat e përgjuara telefonike, të publikuara në shkurt të vitit 2015.
UNDP i dhuron policisë pajisje pune për kontroll në vijën e ...
Anisa-Gjestit: Ti je qeni i Xhenetës
Ismet Bahtijarit i vazhdohet paraburgimi nga Specialja
Dronë të dyshimtë mbi bazat ushtarake amerikane, Britania di...
Vesa Luma shënon 20-vjetorin e karrierës së saj me koncert m...
Gjermani, AfD rekomandon daljen nga BE në programin e saj el...