Është i rëndësishëm komponenti politik, ndërsa ky është vendim për fillim të negociatave, të tjerat janë aspekte teknike të procesit.
Tek ne gjithë kohën ishte një perceptim i gabueshëm se ne punojmë për datë për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Ne punuam për vendim. Ne 15 vjet nuk kishim vendim për fillimin e negociatave, sepse paraprakisht kishim veto nga Greqia, ndërsa pastaj nga Franca dhe nga vende të tjera, porositi sonte zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani.
“Ka vullnet politik te 27 vendet-anëtare të Bashkimit Evropian që të fillohet procesi i negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut. Pasi do të merret vendim i jepet mandat Komisionit Evropian të përgatitë kornizë negociuese në të cilën vendet-anëtare vendosin elemente sipas pikëpamjeve të tyre dhe pastaj sërish konfirmohet nga vendet-anëtare dhe konfirmohet dita kur delegacioni shtetëror shkon në Bruksel dhe ka takim me qeveritë e vendeveanëtare dhe formalisht e fillojmë procesin”, sqaroi Osmani në intervistën për TV 24.
Ai theksoi se sot disa ministra të vendeve-anëtare të BE-së iu kanë lajmëruar dhe e kanë uruar për vendimin dhe i kanë thënë se e presin vetëm konfirmimin me shkrim për procesin.
“Këtu ka pasur konsensus të të gjitha vendeve-anëtare dhe gjithçka është nën hije të pandemisë, por ky është një moment historik. Pas të gjitha refuzimeve, hymë në fazën e fundit për këtë anëtarësim. Kemi vërejtje me shkrim si aneks nga Bullgaria, por pa pasur ndikim dhe sot bisedova me disa ministra të cilët e kanë pritur konfirmimin me shkrim dhe kjo çështje është mbyllur. Tek ne perceptimi ishte i gabuar se punojmë për datë, ne punuam për vendim. paraprakisht patëm veto nga Greqia dhe nga Franca dhe vende të tjera”, tha Osmani.
Si përparësi tonën e theksoi faktin se tashmë kemi kaluar një pjesë të rrugës edhe në Sekretariatin për Çështje Evropiane tashmë ka softuer i cili i ndjek të gjitha legjislacionet dhe direktivat që duhet të harmonizohen në procesin
negociues. Duhet të harmonizohen 7.000 direktiva gjatë procesit të negocimit prej të cilave tashmë janë transponuar 2.900.
“Një të tretën tashmë e kemi harmonizuar, gjegjësisht tashmë janë në legjislacionin tonë. Ne nuk negociojmë me Bashkimin Evropian sepse direktivat janë fikse. Ne në të vërtetë negociojnë me faktorët tanë në shoqëri kur një
direktivë hyn në fuqi në vendin tonë dhe kur fillojnë ta zbatojmë”, potencoi Osmani dhe shtoi se pret nëse kemi një rritën të shpejtë të harmonizimit për pesë-gjashtë vjet t’i përfundojnë negociatat për anëtarësim.
Kurti: Kemi nisur procedurat për ankandin e parë të erës me ...
Ndërpritet qarkullimi në segmentin Kijevë-Dollc, bëhet minim...
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë: Një rikujtim i zymtë i “dësh...
Pronari i një restoranti në Vushtrri kapet në flagrancë duke...
Shërbimi Korrektues nesër mban Maratonën “Vrapimi i Nd...
Përkeqësimi i motit sjell probleme me energjinë dhe rrugë të...