Komiteti për politikë dhe demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës e ka miratuar dje raportin për Kosovën, duke i hapur rrugën hapave të ardhshëm drejt anëtarësimit në këtë Këshill.
Në lidhje me këtë ka reaguar ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, i cili mirëpriti këtë vendim.
“Urojmë që seanca e prillit e Asamblesë Parlamentare të #Këshillit të Evropës të jetë hapi i fundit për procesin e anëtarësimit të Kosovës”, shkroi Osmani në rrjetin e tij social në platformën X, shkruan Klankosova.tv.
Përndryshe, pika e Raportimit për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës është mbajtur dje në Paris të Francës.
Tash e pas kjo pikë pritet të kalojë për shqyrtim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili do t’i hapte rrugë më pas vendimit final nga Komiteti i Ministrave të Punëve të Jashtme.
Para pjesëmarrësve aty ka raportuar Dora Bakoyannis, ndërsa takimi ishte i mbyllur për media.
Hapet tregu i gjelave të detit në Baldushk, Veliaj: Konsumon...
Pacolli uron festat e fundvitit: Gëzim dhe harmoni për të gj...
Murati: Do të përkrahim punëtorët e sektorit privat
Helikopteri godet ndërtesën e spitalit në Turqi, konfirmohen...
“Nuk ia ndjen hiç për mua”, Gjesti i acaruar me Xhenetën, te...
Krasniqi: Jemi angazhuar për një klimë më të mirë për të bër...