Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani ka reaguar në lidhje në ngjarjet e disa ditëve më parë në veri të Kosovës, ku thotë se janë duke i ndjekur me interes të shtuar dhe kërkojnë qetësimin e situatës.
“Jemi duke ndjekur situatën në veriun e Kosovës me një interes të shtuar, duke mirëpritur qetësimin e situatës. Inkurajojmë Kosovën dhe Serbinë në përafrimin e marrëdhënieve fqinjësore dhe qëllimet e përbashkëta evropiane.
Vendet duhet të pajtohen rreth bashkëpunimit në të ardhmen për të tejkaluar kontekstet e brishta gjeopolitike”, shkruan Osmani në profilin e tij në “Twitter”.
Ditën e diel dy pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak në Kosovë ishin të mbyllura për qarkullim pas barrikadave që kishin vendosur serbët lokal në shenjë kundërshtimi për reciprocitetin për targa dhe letërnjoftime të vendosura nga Qeveria e Kosovës. /arbresh.info/
We follow the situation in north Kosovo w/ great interest, welcoming the recent de-escalation. We encourage 🇽🇰 & 🇷🇸 in line with good neighborly intentions & 🇪🇺 values to keep on what’s been agreed in good faith, considering the fragile geopolitical context
— Bujar Osmani (@Bujar_O) August 2, 2022
Veliaj inspekton terminalin veri-perëndimor: Investim i ri q...
“Është një ushtar, robot, kompjuter”, Conte me fjalë të mëdh...
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...