Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka nisur turneun diplomatik për non-papers, që të diskutojë me Gjermaninë, Danimarkën dhe Suedinë për të diskutuar për të ardhmen evropiane të Maqedonisë së Veriut.
“Një temë në bisedimet tuaja në Berlin është edhe situata në rajon. Në prag të rifillimit të bisedimeve Kosovë-Serbi kanë nisur të qarkullojnë dy dokumente jozyrtare, “nonpapers”, ku jepen ide për zgjidhjen e çështjeve të hapura në Ballkanin Perëndimor. A jeni të shqetësuar se mund të ketë konflikte të reja?” është pyetur Osmani.
Ai është përgjigjur “Jemi të shqetësuar dhe prandaj është ky angazhim i shtuar diplomatik për të sjellë këtë mesazh: Do të duhet patjetër të ngushtojmë hapësirën për shpërndarjen e këtyre non-paper-ve. Këto kanë gjetur hapësirë për shkak të mesazheve jo të qarta të Bashkimit Evropian sa i takon perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor. Sa më të qarta të jenë mesazhet, sa më i fuqishëm të jetë kredibiliteti i BE-së në rajon, aq më e ngushtë është hapësira që të dalin në shprehje dokumente të tilla. Pra, ajo që duhet bërë urgjentisht është që të fillojnë bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë me BE-në dhe me këtë të ngushtojmë dukshëm mundësinë për manovra të tilla. Dhe të përshpejtohet dialogu, në mënyrë që të ndërpritet status-quo-ja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, që të nisë një dinamikë e re e rrugëtimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt Bashkimit Evropian.”/DW/
Vetura godet për vdekje këmbësorin në Klinë, arrestohet i dy...
Kurti uron von der Leyen për formimin e Komisionit të ri
Izraeli arreston militantët e Hezbollahut
Kurti shtroi drekë për ambasadorin amerikan, Hovenier dhe st...
Ministri i Drejtësisë thotë se Shkupi do të vazhdojë t’i zba...
Dy klube kosovare reagojnë ashpër ndaj gjyqtarëve