Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoni ta Veriut dhe Kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, sot mori pjesë në Forumin Ballkanik në Budapest.
Ministri, Osmani pati fjalim në panel-diskutimin së bashku me Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Petar Sijarto, Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka dhe Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq.
“2030-ta është qëllim real për bashkimin e Kontinentit Evropian përmes përfshirjes së Ballkanit në BE. Është koha e fundit që BE-ja ta realizojë dhe konfirmojë rrugën e hapur për Ballkanin Perëndimor drejt anëtarësimit në BE, të dhënë që nga viti 2003, për të cilën rajoni ka punuar me përpjekje të mëdha gjatë dekadave të fundit. Kjo do të jetë një inkurajim edhe për Ukrainën, e cila e ballafaquar me agresion ushtarak të drejtpërdrejtë, njëherit kështu e mbron edhe zgjedhjen e saj për respektimin dhe përkatësinë ndaj vlerave evropiane”, theksoi Osmani.
Në margjinat e Forumit Ballkanik në Budapest, Osmani realizoi takime të shumta me homologë nga rajoni.
Aliu: Mbi 16 milionë euro për zgjerimin e rrugës në hyrje të...
Sot shorti i Ligës së Kombeve: Me kë do t’i bie Kosovës?
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të bujqësisë, eko...
“Kobra”: Në natën kritike, rreth 30 persona ishin lënduar, j...
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrest...
Vrasja te lokali “Kobra City”, Babai i viktimës: Më ka ik fë...