Shkupi është optimist se me epilogun e zgjedhjeve parlamentare në Bullgari, do të ketë përmirësim të marrëdhënieve dypalëshe, të cilët u prishën gjatë fushatës parazgjedhore. Përfaqësuesi i posaçëm i Qeverisë, Vllado Buçkovski për “Alsat” tha se pret që pas zgjedhjeve racionaliteti të jetë më i fuqishëm.
“Shpresoj se pas zgjedhjeve racionaliteti do të jetë më i fuqishëm sesa emocionet. Strategjia jonë për të mos filluar negociata intensive gjatë kohës së fushatës parazgjedhore në Bullgari, ka qenë vendim i mençur”, deklaroi Vllado Buçkovski, Përfaqësues Special i Qeverisë për Bullgarinë.
Njohësit e çështjes, Mersel Bilalli dhe Muhamed Halili shpresojnë se deri në fund të këtij viti Shkupi e Sofja do të gjejnë formulë për t’i zhbllokuar negociatat për anëtarësim të vendit në BE.
“Pritet një fletë e re e marrëdhënieve dhe konsideroj se është e pamundur edhe nga Bullgaria që ritmi i marrëdhënieve mes dy vendeve të ecë me këtë shpejtësi. Duke u nisur edhe nga interesi i madh që ka Biden në Ballkanin Perëndimor, konsideroj se kjo çështje do të zbutet dukshëm, nuk mund të rrijë në mënyrë të acaruar. Në fund të vitit Bullgaria të jep dritë jeshile. Kësaj radhe është reale”, deklaroi Muhamed Halili, Ish ambasador.
“Duket se të dy palët kontribuuan që situata të del jashtë kontrolli. Është dukshëm thellë. Edhe pas zgjedhjeve është vështirë palët të tërhiqen nga pozicionet. Nëse jo tani, brenda 8-9 muaj do të kemi fillim të bisedimeve, por do të kemi edhe një kusht shtesë në kuadër të kornizës për marrëdhënie ndër-fqinjësore, pra zgjidhja e çështjeve me Bullgarinë. Për fat të keq hymë në një fazë shumë të ndjeshme, e cila do të kërkojë energji shtesë që të përfundojnë bisedimet, që edhe ashtu do të zgjasin shumë”, u shpreh Mersel Bilalli, Analist politik.
Së fundmi marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes hynë në fazë tensionuese. Shkupi dorëzoi notë proteste shkaku i video-klipit parazgjedhor provokues të OBRM-së bullgare, ndërsa Sofja dorëzoi notë proteste për shkak të ndalesës së rreth 1000 librave.
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe
Nënkryetarit të Kuvendit të Shqipërisë i bie të fikët në pro...