Përfaqësuesi special i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Sofjen, Vllado Buçkovski deklaroi se vendi mbetet i përkushtuar në zbatimin e plotë të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Ai madje tha se është i vetëdijshëm se është humbur besimi, por se ai do të angazhohet që të kthehet besimi i ndërsjellë dhe të mund procesi të shkojë para.
“Shpreh kënaqësinë për bisedimet konstruktive. Kishim biseda të hapura miqësore. E bindëm dhe Zaharievën dhe ekipin e saj se jemi të përkushtuar që ta zbatojmë marrëveshjen për miqësi të mirë. Kjo do të jetë një vegël ku do të masim të arriturat në periudhën e ardhshme. Në periudhën e ardhshme është koha që më shumë të lavdërohemi me atë që kemi punuar, me vepra, sesa me fjalë të kota. Historinë e përbashkët nuk mund ta ndryshojmë as unë as zonja Zaharieva, por mund të ndryshojmë punët në pjesën e infrastrukturës, projektet e përbashkëta kapitale, bashkëpunimin në arsim, shkencë dhe kulturë, bashkëpunimin më të fuqishëm në drejtim të afrimit të dy popujve, dhe këtë do ta bëjmë me sinqeritet”, tha Boçkovski.
Nga ana tjetër ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva tha se kjo është një fazë shumë delikate për të dyja vendet.
“Gjendemi në një fazë delikate të marrëdhënieve tona, ku të dyja palët janë të dëshpëruara”, tha në konferencën e sotme, ministrja e jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva.
Siç u shpreh ajo, në vërejtjet e palës bullgare si rezultat i të cilave erdhi deri tek bllokimi është korniza negociuese, mos-përmbushja e obligimeve që burojnë nga Marrëveshja e vitit 2017.
“Për këtë shkak i alarmojmë fqinjët tanë së paku që një vjet e gjysmë. Ka disa gjëra, do t’i theksoj më të rëndësishmet: bllokimi i njëanshëm dhe politizimi i punës së Komisionit për çështje historike, pengesat administrative për biznesmenët bullgar, mbështetja jozyrtare e personave dhe organizatave me pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari”, tha Zaharieva./alsat
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...
Kurti mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “Ajo’...
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...