“Kemi bërë shumë më shumë se Bullgaria, por jemi të vetëdijshëm se ata janë pjesë e klubit, ndërsa ne duam të hymë aty. Jemi në pozitë të pabarabartë, por vendosmëria dhe durimi ynë duhet të jenë veçori e Qeverisë maqedonase”.
Këtë e tha ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Vllado Buçkovski. Në një emision në televizionin Sitel, ku ishte mysafir, Buçkovski tha se në ditët e kaluara ishte në Sofje dhe nga afër ka pasur rast të bisedojë për bllokimin.
“Në Bullgari po transmetohen edhe deklaratat e Zoran Zaevit, si kryetar i Strumicës, i cili ka deklaruar se ndonjëherë i pengon ajo që në disa përmendore shkruan okupatori fashist bullgar. Duhet ta shohim a është e saktë se gjatë viteve të kaluara kemi 15 deri 20 përmendore në të cilat është fshirë formulimi ‘bullgare’, që të japim inkurajim në frymën e Marrëveshjes për Bashkëpunim dhe të mos ua ngjisim atë etiketë të gjithë bullgarëve. Ne maqedonasit harrojmë se Partia Komuniste, e cila e krijoi Lëvizjen Antifashiste, e cila na e solli fitoren, lirinë, na e solli KAÇPM, nga viti 1934 nga Komitenra deri në formimin e çetave të para partizane ishte ndihmuar fuqishëm nga Partia Komuniste e Bullgarisë. Ne në vitin 2005 e rehabilituam Metodija Shatorov Sharllon. Rehabilitimin edhe Karakaçanovi e përmend vazhdimisht. Në vitin 2005 ne kemi Ligj për dëmshpërblim të të shtypurve nga regjimi komunist. Në vitin 2006, kur spiker në parlament ishte Lupço Jordanovski, me propozim të Stojan Andovit, kemi Rezolutë të miratuar sipas Rezolutës së Këshillit të Evropës, ajo është për dënim të padrejtësive nga komunizmi. Ajo mund të na mbulojë në atë pjesë që e përmendin bullgarët. Ose na akuzojnë se nuk kujdesemi me gjithë kujdesin për varrezat e tyre nga Lufta e Parë Botërore, të cilat përmenden, për shembull në Novo Sellë”, tha Buçkovski.
Sipas tij, edhe në pjesën e Korridorit 8 kemi bërë më shumë se Bullgaria.
“Në pjesën e Korridorit 8 kemi bërë pesë herë, ndërsa ka mundësi edhe dhjetë herë më shumë se Bullgaria. Ne këtë e bëjmë në vazhdimësi, ndërsa nga ajo anë nuk shohim asgjë. Në pjesën me gjuhën e urrejtjes nuk është vetëm kontrolli i mediave, aty ka formulim më të gjerë të cilën e përsërisin – se 30 vjet ekziston gjuhë e urrejtjes te ne kundër tyre. Nuk i ngjan aspak një zëvendëskryeministri si Karakaçanov të përdorë fjalor të tillë. Janë të vetëdijshëm autoritetet bullgare se politikanët tanë nuk u përgjigjen provokimeve të tyre, dhe ajo na vendos në pozitë që të jemi të mençur dhe racionalë, ndërsa kemi bërë shumë, dhe t’ia transmetojmë publikut. Pikërisht këtë unë e thashë edhe kur isha mysafir në një televizion bullgar”, tha Buçkovski.
Trump e zgjodhi këshilltar për sigurinë kombëtare, reagon Mi...
“Ujku i Çeliktë” – Kurti: Më shumë investim në ushtri,...
Gjenden të vdekur tre fëmijë në Francë, policia në kërkim të...
I gatshëm të largohet nga Arabia: Neymarit i ofrohet një meg...
SHBA ndalon linjat ajrore të fluturojnë në Haiti pasi dy avi...
Të paktën 15 të vdekur nga përplasja e të burgosurve në burg...