Gjatë periudhës që pason grupi jonë punues do të rishikoj komentet që kanë arritur nga Bullgaria të propozimit tonë të planit Aksionar dhe do të ndërtohet pozicion i qartë, tha për AIM-në i dërguari special për Bullgarinë Vllado Buçkovski.
Buçkovski dje kishte takim me ministre e Jashtme të Bullgarisë, Ekaterina Zakharieva e cila ia dha planin Aksionar, e cila nga e para duhet të rishikohet nga qeveria e Maqedonisë.
“Roli im si Përfaqësues Special i Maqedonisë së Veriut buron nga përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë për të arritur zgjidhje të mosmarrëveshjes bilaterale me Bullgarinë dhe kështu të hiqen pengesat për fillimin e negociatave të vendit tonë me BE-në”, tha Buçkovski për AIM-në.
Ai shton se në këtë kontekst, i gjithë komunikimi i tij zyrtar në itinerarin Shkup – Sofje është në funksion të planit të Aksionar të propozuar nga ne, i cili përmban hapa konkretë në fushën e lidhjes përmes Korridorit 8, bashkëpunimit në arsim, energji, kulturë, ekonomi, shoqëri informatike./Telegrafi/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...