Google ADS

Brukseli përshëndetë vendimin e Ivanovit për mandatimin e Zaevit

15:31 | 17 Maj 2017
Arbresh.info

Përfaqësuesja e lartë e BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini dhe komisioneri për zgjerim, Johannes Hahn e kanë përshëndetur hapin e dhënies së mandatit Zoran Zaevit, për krijimin e Qeverisë së re në Maqedoni.

“Përshëndesim vendimin e presidentit Ivanov si një tjetër hap drejt krijimit të Qeverisë. Shpresojmë se kjo frymë konstruktive do të mbizotërojë me qëllim që vendi të dalë përfundimisht nga kriza. Presim krijimin e shpejt të Qeverisë e cila do të zbatojë marrëveshjen e Përzhinës dhe të nisë reformat e domosdoshme”, thuhet në kumtesën e përbashkët të zyrtarëve të BE-së në Bruksel.

Mogherini dhe Hahn iu kanë bërë thirrje partive parlamentare që të “lënë anash ndasitë dhe të punojnë së bashku në reformat që do ta kthejnë vendin në rrugën e integrimeve euro-atlantike.

“Jemi të gatshëm të ndihmojmë Qeverinë e re në përpjekjet e saj të zbatimit të reformave”, thuhet në kumtesën e shefes së politikës së jashtme të BE-së dhe komisionerit për zgjerim.

Të ngjashme