Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq ka deklaruar se nuk është aspak e lumtur pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në mes Izraelit dhe Kosovës.
Madje ajo tha se Serbia asnjëherë s’ka dashur që kjo pikë të vendoset në marrëveshjen e Washingtonit.
“Padyshim presioni nga Shtetet e Bashkuara ishte shumë i fortë. Ne do të shohim se si do të sillen vendet e tjera, veçanërisht ato myslimane”, tha ajo.
Brnabiq tregoi se nuk ka asnjë kusht nga Evropa për të zgjidhur çështjes e Kosovës në vitin 2021.
“ Unë mendoj se zgjidhja e çështjes nuk është e kufizuar në kohë, por sigurisht që Evropa pret ndonjë marrëveshje mbi normalizimin përpara se të bashkohemi në BE. Evropa nuk dëshiron të importojë problem”, shtoi Brnabiq.
Kryeministrja e Serbisë tha se fokusi i shtetit të saj tani është vaksinimi anti-COVID.
“Tani kemi 463.000 qytetarë të vaksinuar dhe rreth 10.000 të cilët janë rivaksinuar”./lajmi.net/
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...
Protesta më e madhe në historinë e Serbisë
Çeku: Gjatë luftës, Serbia shkatërroi afër 1 mijë e 800 monu...