Brnabiq: Serbia e gatshme për investime në zgjidhjen e çështjes së të zhdukurve

13:10 | 17 Tetor 2017
Arbresh.info

Kryeministrja serbe, Ana Brnabiq ka thënë se Serbia është e gatshme të investojë përpjekje të mëdha në zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur, por pritet që këtë ta bëjnë edhe vendet e rajonit të cilat kanë të njëjtin problem.

Këtë deklaratë Brnabiq e bëri në bisedim me Drejtorin e Përgjithshëm të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ivo Dakoro,transmeton Indeksonline.

Kryeministrja Brnabiq ka thënë se qeveria e Serbisë është e gatshme të japë çdo lloj ndihme në këtë organizatë që të jetë mënyra e duhur për zgjidhjen e kësaj çështje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme