Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, ka thënë se autoritetet serbe nuk kanë bërë kurrfarë përparimi për të zbuluar autorët e rastit “Panda” në Pejë, ku kishin mbetur të vrarë gjashtë të rinjë serb në vitin 1998.
Sipas saj është shumë e vështirë që të zbulohen krimet të cilat kanë ndodhur dy dekada më parë.
“Është e rëndësishme për ne që të gjejmë se çfarë ka ndodhur dhe kush është fajtori për vrasjen e atyre të rinjve. Është shumë e vështirë të zbulohen krimet kur dikush para teje nuk i ka zgjidhur për 10-15 vjet”, ka thënë Brnabiq shkruan tanjug.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, dy meshkuj të maskuar hynë në kafenenë “Panda”, që ndodhej në qendër të Pejës, përballë Gjimnazit, dhe nga një rafal të shtënash nga armë automatike lanë të vdekur pesë nxënës serbë të shkollës së mesme, dhe një student, po ashtu serb.
Ishin vrarë Ivan Obradoviq, Zoran Stanojeviq, Svetisllav Ristiq, Dragan Trifoviq dhe Vukosav Gvozdenoviq dhe studenti Ivan Radeviq.
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...
Kina dislokon forca ajrore e detare, pasi SHBA-ja dërgoi një...
Arrestohen dy persona duke kontrabanduar municion nga Serbia...
Mbi 1 mijë e 898 tiketa trafiku të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani në Kolumbi, ndan thirrje për eliminimin e dhunës ndaj...
Ministri Peci i “zhytur” në skandale, punësime familjare, e ...