Brenda dy javësh vendoset për mandatin e Gruevskit
Vijon afati në të cilin kryetari i Komisionit për çështje të mandatit dhe imunitetit Pavle Bogoevski duhet të caktojë seancë lidhur me nismën për heqjen e mandatit deputetit Nikolla Gruevski. Bogoevski nuk ka caktuar akoma një datë për këtë seancë, por shtoi se do t’i respektojë afatet e rregullores. Nuk komenton nëse tashmë është siguruar shumicë prej 80 deputetëve.
“Është herët të flasim për rezultatin e seancës plenare, ne si Komision do ta përfundojmë punën që qëndron para nesh- deklaroi Pavle Bogoevski”, kryetar i Komisionit për çështje procedurale, mandatit dhe Imunitetit.
Mbetet e paqartë nëse tetë deputetët e opozitës që ndihmuan të sigurojnë shumicën e dy të tretave për ndryshimet kushtetuese, do të votojnë për heqjen e mandatit të deputetit Gruevski, i cili është ish kryetar i tyre, ndërsa tani kryetar nderi i VMRO-DPMNE-së. Pa komente sot ishin Ljuben Arnaudov dhe Sasho Vasilevski, dy të akuzuarit për ngjarjet e 27 prillit.
“Nuk jam i njoftuar, nuk e di, ne nuk mund të ndikojmë asgjë në këtë. Edhe mua ma morën imunitetin, kështu që askush nuk më pyeti asgjë. Njeriu që drejton Komisionin drejtpërdrejtë është i përfshirë në këtë proces si një palë e prekur. Pra ai është kryetari i atij komisioni. Ai ishte i prekur, si dëshmitar i prekur, dhe kryesoi me atë komision. Nuk ka logjikë”, deklaroi Ljuben Arnaudov.
“Hera e parë që dëgjoj për këtë punë. Nuk e di, nuk e di, besoni, dal nga gjykimi, nuk kemi as telefona asgjë. Çfarë mund t’ju them, spekulime- tha Sasho Vasilevski.
Kushtetuta thotë se mandati i një deputeti mund të merret me 80 vota PËR në Kuvend, në kushtet kur ai është dënuar për vepër penale që e bën të padenjë për të kryer detyrën e deputetit në Kuvend./ Alsat m
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...
Masat e BE-së ndaj Kosovës, Rama: Duhet të hiqen- Barra duhe...
Bashkimi Evropian dërgon në Kosovë vëzhgues për zgjedhjet e ...
Diplomatët amerikanë vizitojnë Sirinë për herë të parë pas r...