Brenda 24 orëve, 42 të shëruar nga covid 19

07:11 | 15 Prill 2020
Arbresh.info

42 qytetarë që kanë qenë të prekur nga CoVid-19 janë shëruar plotësisht. Me këtë bilanci i personave të shëruar nga virusi Korona shkon në 86. Numri më i madh i të shëruarve është regjistruar në qytetin e Dibrës. 10 prej personave të shëruar kanë rezultuar negativ në dy teste të bëra. Ndërkohë, 54 të infektuar dhe 6 viktima është bilanci i 24 orëve të fundit si pasojë e CoVid-19.

Numri më i madh i të infektuarve është shënuar në Kumanovë (23), Shkup (13), Prilep (10), Veles (2) dhe nga një i infektuar në Shtip, Tetovë dhe Gostivar. Në Kërçovë është regjistruar i infektuari i parë. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se ky bilanc bazohet në 710 teste të bëra në gjashtë qendra testimi.

Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë të ditur se nga dy viktima kanë ndërruar jetë në Kumanovë dhe Strugë dhe nga një në Prilep dhe Veles. Me këto shifra bilanci i të infektuarve shkon në 908 ndërsa numri i viktimave në 44.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme