Google ADS

Boutaris: Gabim ishte ”Republika e Maqedonisë”

09:42 | 27 Nëntor 2017
Arbresh.info

Kryetari i Komunës së Selanikut, Yannis Boutaris ka qartësuar deklaratën e tij gjatë qëndrimit dy ditor në Maqedoni.

Ai u bë temë e mediave në Maqedoni dhe në Greqi pasi në deklaratën e tij pas takimit me kryeministrin Zoran Zaev vendit tonë i tha ”Republika e Maqedonisë”, gjë që e inatosi popullin grek dhe mediat e vendit të tij.

Ai tani ka sqaruar këtë duke thënë se ka gabuar dhe për këtë nuk duhet të cenohet patriotizmi i tij.

”Në vend që t’a përdor pjesën e mirënjohur ‘Fqinji jonë’ e kam përdorur gabimisht ‘Republika e Maqedonisë’. Mos ma cenoni për këtë patriotizmin tim se një gjë të tillë nuk e lejoj”, tha Boutaris për mediat greke. /Telegrafi Maqedoni/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme